Sot (15.09.2024) në orën 02:45 në fshatin Kondovë të Shkupit, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, duke vepruar sipas urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Shkupi 1, kanë arrestuar A.A. (27) nga fshati Saraj, Shkup, i cili kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg. A.A. është dërguar në Institucionin Penalo-Korrektues Idrizovë.