38-vjeçari nga Poroj i Tetovës e rreh nënën e tij, arrestohet nga policia


Më 13.09.2024, në orën 20:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë në fshatin Poroj të Tetovës e arrestuan L.S. (38) nga Poroj. Ai ishte raportuar se në shtëpinë e tyre familjare kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. L.S. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi e përshtatshme.