Mbrëmë në orën 21:00, S.N. (44) nga Shkupi ka raportuar në SPB Shkup se rreth orës 20:25 në zonën e Qendrës në Shkup është sulmuar fizikisht nga një person. Më vonë, në orën 03:00, S.N. gjithashtu ka raportuar se rreth orës 22:30, ndërsa ishte me vëllain e tij B.N. dhe mikun e tij T.N. dhe po priste para Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”, ata u sulmuan fizikisht nga disa persona.