Në konferencën për shtyp sot, Bujare Abazi nga Koalicioni “VLEN” paraqiti akuza se kompania “Ritron Kopi DOOEL”, e lidhur ngushtë me deputetin e Frontit Evropian, Elmi Aziri, gjatë vitit 2022 ka fituar dy tenderë nga Lotaria Shtetërore me vlerë rreth 3 milionë denarë. Sipas pretendimeve të saj, Artan Ajruli, pronari i “Ritron Kopi”, është nipi i gruas së Elmi Azirit, gjë që ngre dyshime për lidhje familjare dhe përfitime.
Bujare Abazi deklaroi se kompania “Ritron Kopi” gjatë vitit 2022, në një periudhë prej vetëm tre muajsh, ka fituar dy tenderë nga Lotaria Shtetërore, ku drejtor ishte Përparim Bajrami, i cili është bashkëpuntor i ngushtë i Artan Grubit. Ajo theksoi se tenderët përfshijnë blerjen e pajisjeve kompjuterike, stacioneve grafike, nxjerrjen e lotarive dhe televizorëve për instalimin e lojrave elektronike.
Abazi theksoi se tenderët përfshijnë blerjen e pajisjeve kompjuterike, stacioneve grafike, nxjerrjen e lotarive dhe televizorëve për instalimin e lojrave elektronike. Vlera totale e këtyre dy tenderëve, përfshirë anekset, arrin rreth 3 milion denarë.