Burri dhe vjehrra e rrahin 53-vjeçaren nga Shkupi, gjatë rrahjes përdoret edhe një send i fortë


Një grua 53-vjeçare nga Shkupi më 09.09.2024, në orën 21:00, ka raportuar në SPB Shkup se në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës është sulmuar fizikisht nga burri i saj T.J. (50) dhe nëna e tij V.J. (73), e cila ka përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një paraqitje përkatëse.