Ndërsa ndërronte llambat në një objekt të kopshtit “11 Tetori” në Çair, Shkup, një punonjës mirëmbajtjeje ra nga shkalla dhe u lēndua rëndë. Pas incidentit, ai u dërgua menjëherë në repartin e Urgjencës në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” me ndihmën e ekipit të urgjencës mjekësore, raportoi “Sloboden Peçat”, duke cituar deklaratat e stafit të kopshtit. Sipas tyre, personi ishte në moshë të shtyer.
Drejtoresha e kopshtit pretendon se punonjësi duhej të ishte në raport mjekësor dhe u kthye me vullnetin e tij për të ndërruar llambat, pa urdhër dhe pa njoftuar eprorët. Ndërkohë, të afërmit e tij kundërshtojnë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte një raport mjekësor shtatëditor të miratuar nga mjeku, që do të thoshte se sot duhej të ishte në punë.