MPB ka njoftuar se me datë 09.09.2024 në ora 17:50 në DPB Gostivar, R.R.(59) nga Tetova ka raportuar se më datë 03.09.2024 në rrugën ,,Mlladen Grueski” në Gostivar, pas një debati të shkurtër, ka qenë e sulmuar fizikisht nga personi I.M. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.