Një skandal ka ndodhur ditët e fundit ku drejtori i VMRO-DPMNE-së ka larguar nga puna 30 shqiptarë të cilët ishin me kontrata në vepër të cilët i kanë pasur në afat deri në fund të dhjetorit 2024.
Gjithashtu Nikola Dodov me ardhjen e tij ka shkatëruar të gjitha mbishkrimet që ishin në gjuhën shqipe.
Ky nuk është skandali i parë në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, muaj më parë me vendim të qeverisë u shkarkuan të gjithë shqiptarët nga bordi drejtues duke u zëvendësuar me maqedonas.