Apeli shtyn vendimin për kërkesën e Gruevskit


Gjykata e apelit e shtyu seancën, ku u desh të diskutohej për ankesën e ish-kryeministrit Nikola Gruevski për rastin Tanku. Për blerjen e Mercedesit luksoz, Gruevski mori një dënim me burg prej 2 vjetësh. Arsyeja e vonesës ishte mos paraqitja e Gruevskit dhe avokatëve të tij, të cilët në të njëjtën kohë vendosën të paraqiten në seancën dëgjimore për “Dhunën në qendër”. Seanca publike e Apelit për dënimin me burg të Gruevskit u shty për të nesërmen, edhe pse nesër në të njëjtën kohë vazhdon gjykimi për rastet “Target” dhe “Fortesa”.

Ndërkohë, në seancën “Dhuna në qendër”, u morën në pyetje dëshmitarë, duke përfshirë ndihmës këshilltarin komunal, Nikola Gjorgjievski. Ai deklaroi se nuk ishin lejuar të hynin në seancë të Këshillit, ku në rendin e ditës ishin tre Planet e Detajuara Urbanistike të kontestuara, në të cilat njëri prej tyre ishte edhe ai i kishës “Shën Konstandini dhe Elena”.

Avokati mbrojtës Boro Tasevski pas mbarimit të seancës u ankua ndaj deklaratës së djeshme të prokurores së PSP-së, Katica Janeva, duke thënë se kërkesa e saj për dënim në rast të shtyrjes së seancave ishte e pajustifikuar.

Z. Nikolla Gruevski zgjodhi të merrte pjesë në këtë gjykim dhe si mbrojtës të tij, duke pasur frikë se mund të dënohemi nëse bëjmë shtyrjen e një seance të tillë, të mësuar nga shembulli i ditës së mëparshme, kur nuk u pranua shtyrja e seancave për shkak të përputhjes së terminëve dhe kishte dënime të mbrojtësve”- tha Boro Tasevski , avokat mbrojtës.

Dy seancat e ardhshme janë caktuar më 17 dhe 21 shtator, dhe në këtë të fundit si dëshmitarë do të paraqitet ish-kryetari i Këshillit të komunës Qendër, Miroslav Shipoviq./Pacensure