Ndalohen punimet ndërtimore në autostradën Shkup – Kumanovë për shkak të aksidentit që ndodhi para tre ditësh, ku humbën jetën babë e bir nga Opaja


Ndërkohë, subjekti juridik që është përgjegjës për aktivitetet ndërtimore në autostradë ka detyrimin të vendosë dhe të mirëmbajë sinjalistikë të përkohshme vertikale dhe horizontale të trafikut. Kjo është e nevojshme për të siguruar një zhvillim të sigurt dhe të pandërprerë të trafikut në segmentin e autostradës gjatë ndërprerjes së punimeve ndërtimore.

Paralelisht me këtë, Prokuroria Themelore Publike Shkup menjëherë pas aksidentit filloi procedurë kundër dy personave për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik. Kjo procedurë është pjesë e hetimit për të përcaktuar përgjegjësinë dhe rrethanat që kanë çuar në ngjarjen tragjike.

Kontrollet për hetimin e plotë të përgjegjësisë penale për ngjarjen janë në vazhdim, dhe pas paraburgimit të shkurtër prej 48 orësh, me propozim të prokurorit publik, dy personave iu janë caktuar masa kujdesi.