Më datë 04.09.2024 në ora 14:10 në SPB-Tetovë, personi S.K. (48) nga rrethina e Shkupit, ka raportuar se gjatë muajit të fundit ka qenë në Sektorin e Kadastrës në Tetovë për marrjen e tapisë pronësore të një parcele në një fshat të Tetovës, ku e ka kuptuar se xhaxhai i tij nga i njëjti fshat, me gjasë me dokumente të falsifikuara e ka bartur tërë pronën prej 8360 metra katrorëve vetëm në emër të tij. Sipas raportit, gjatë vitit 2016, përmes një noteri nga Tetova, xhaxhai i tij e ka bartur në emër të tij pronën që ishte në pronësi të stërgjyshes së tij dhe është dashur t’u shkonte tri vajzave dhe tre djemve të saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.