MPB ka njoftuar se një vajzë 25-vjeçare nga Nepali, e cila punonte në një hotel në Ohër, ka lënë shtëpinë ku qëndronte.
“Më 3 shtator, në orën 12:00, në SPB Ohër është raportuar se D.D.M. (25) nga Nepali ka lënë shtëpinë ku qëndronte në Ohër dhe nuk është paraqitur në vendin e punës në hotelin në Ohër, ku më parë kishte realizuar një marrëveshje punësimi. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit,” informuan nga SPB Ohër.