Me datë 03.09.2024, në ora 14:20, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin A.P. (45) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës. Ai dyshohet se paraprakisht ka hyrë në shitoren e S.P. (58) nga Tetova dhe është sjellur keq me të, duke pretenduar se është inspektor nga Drejtoria e Hyrave të Publike. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.