Norvegjia inauguron rrugën e parë me karikim me wireless për makinat elektrike


Në një hap revolucionar drejt së ardhmes, Norvegjia ka inauguruar rrugën e parë me karikim me wireless për makinat elektrike.

Ky projekt inovativ lejon automjetet të karikohen teksa lëvizin, falë një sistemi të inkorporuar në rrugë, duke eliminuar nevojën për të ndaluar në stacionet elektrike të karikimit.

Me këtë teknologji të fundit, Norvegjia konfirmon angazhimin e saj për ruajtjen e mjedisit e nga ana tjetër duke ofruar një zgjidhje praktike për të përshpejtuar përdorimin e automjeteve elektrike.

Kjo rrugë nuk është vetëm një arritje teknologjike, por edhe një simbol se si mund të evoluojë infrastruktura për një botë më të qëndrueshme.

Projekt inovativ është aplikuar në një segment rrugor prej 100 metrash, duke lejuar që automjetet elektrike të karikohen ndërsa janë në lëvizje.

Programi pilot është caktuar të zgjasë për një vit dhe gjatë kësaj kohe performanca dhe efikasiteti i sistemit do të testohen me rigorozitet.

Rruga e parë e karikimit me valë në Norvegji për automjetet elektrike në Trondheim është instaluar nga Electreon Wireless, një kompani me bazë në Izrael.