MPB jep detaje për aksidentin e djeshëm ku humbën jetën babë e bir nga Opaja e Kumanovës, janë arrestuar dy persona


Një aksident i rëndë trafiku, ku humbën jetën babai dhe djali i tij, ndodhi dje në orën 11:30 në autostradën Shkup – Kumanovë, përpara pikë pagesës Miladinovci.

Një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.A. (34) nga fshati Opajë, Kumanovë, ka goditir në shenja të trafikut dhe në një mjet të ndaluar kamion të markës “MAN” me targa të Shkupit, në pronësi të një subjekti juridik dhe i parkuar nga R.P. (58) nga fshati Gllumovë, Shkup.

Në aksident, nga plagët e marra, shoferi B.A. ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Një mjek nga Ndihma e Shpejtë konfirmoi vdekjen dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi. Bashkudhëtari i tij i mitur nga fshati Opajë, i cili u lëndua rëndë, ndërroi jetë më vonë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, informoi MPB.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan shoferi i automjetit të ngarkesës R.P. dhe përgjegjësi i subjektit juridik P.M. (55) nga rajoni i Shkupit.

Një inspektim u krye nga një prokuror publik dhe një ekip hetimor nga SPB Shkup.