Izraeli njoftoi se ka gjetur trupat e gjashtë pengjeve në Gazë.
Lajmi nxiti thirrje për protesta masive kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilin shumë nga familjet e pengjeve dhe publiku i gjerë e fajësojnë për dështimin për t’i rikthyer ata të gjallë në një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Presidenti Joe Biden, i cili i ka ndjekur nga afër zhvillimet tha se “ndihej i zemëruar” për vrasjen e pengjeve.
Izraeli njoftoi të dielën se kishte gjetur trupat e gjashtë pengjeve në Gazë, mes tyre një të ri izraelito-amerikan, i cili u bë një nga robërit më të njohur të mbajtur nga grupi militant Hamas, ndërsa prindërit e tij u takuan me udhëheqës botërorë dhe kërkuan lirimin e tij.