Kaos në Tel Aviv: Qindra mijëra izraelitë protestojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Të pikëlluar dhe të zemëruar, qindra mijëra izraelitë dolën në rrugë sonte, duke kërkuar që kryeministri Benjamin Netanyahu të negociojë një armëpushim me Hamasin për të kthyer robërit e mbetur në shtëpitë e tyre.

Kjo protestë erdhi pasI trupat e gjashtë pengjeve izraelitë u gjetën të vrarë në Gaza.

Ndryshe, sindikata më e madhe e punëtorëve në Izrael, Histadrut, thirri një grevë të përgjithshme për të hënën për të ushtruar presion mbi qeverinë – e para që nga 7 tetori, raporton Beta e AP.

Greva pritet të ndalojë punën në sektorët kryesorë të ekonomisë, duke përfshirë bankat, kujdesin shëndetësor dhe aeroportin kryesor të vendit.