Më datën 31.08.2024 në ora 10:30 minuta në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria N.D. (29) nga Manastiri. Ai dyshohet se nga muaji shkurt të vitit 2023 deri më 31.08.2024 në më shumë raste përmes rrjeteve sociale ka dërguar kërcënime ndaj një gruaje 49 vjeçare nga Manastiri dhe familjes së saj dhe në këtë mënyrë nga ajo ka marrë rreth 400.000 denarë. N.D. është pikasur gjatë pranimit të të hollave nga gruaja, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar. Me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir është kryer bastisje në shtëpinë e tij, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, patronë të llojeve të ndryshme për pushkë gjuetie si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.
Personi është arrestuar në stacion policor dhe kundër tij me procedurë të shpejtë është parashtruar kallëzim penal sipas nenit 258 të Kodit Penal, kurse nga gjykatës në procedurë paraprake i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.