Rast pedofilie në Ohër- Një person i ka ndjekur dy vajzat e partneres së tij, njërën e ka puthur dhe a ka inçiziuar me telefon


MPB ka njoftuar se me datë 30.08.2024, në Stacionin Policor të Ohrit është zhvilluar një bisedë zyrtare me personin GJ.R. (34) nga Ohri, bazuar në një ankesë të mëparshme nga Qendra për Punë Sociale Ohër që ai kishte ngacmuar dhe ndjekur dy të mitura nga Ohri, vajzat e partneres së tij. Sipas asaj që të miturat kanë raportuar në Qendrën për Punë Sociale, ai me shantazh e kishte detyruar njërën prej tyre ta puthte dhe ngjarjen e kishte filmuar me telefonin e tij mobil. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet një kallëzim penal i duhur.