Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 40-vjeçari nga Bogovina e Tetovës


Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra mbi bazën e informacioneve operative të marra më parë, më 30.08.2024 në ora 23:00 në fshatin Bogovinë, Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e arrestuan S.M. (40) nga fshati Bogovinë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “organizim i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent” sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit.

Gjatë kontrollit të telefonit të tij celular, u gjet një faqe interneti për organizimin e lojërave të fatit, në të cilën ishin regjistruar disa përdorues, ndërsa ai ishte i regjistruar si administrator. Ai u mbajt në stacionin policor dhe telefoni i tij u konfiskua. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë padia përkatëse.