MPB jep detaje për plagosjen e sotme në Strimnicë të Tetovës


Sot (30.08.2024) në orën 14:15, O.I. (36) nga fshati Strimnicë, Tetovë, është paraqitur vetë në Stacionin Policor të Grupçinit pasi në një objekt hotelierik në fshatin Strimnicë i ka shkaktuar një plagë me një mjet të mprehtë F.B. (33) nga fshati Strimnicë. F.B. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportit në SPB Tetovë, më parë, rreth orës 13:35, në oborrin e xhamisë në fshatin Strimnicë, F.B. e kishte sulmuar verbalisht B.S. (34), kryetarin e Komunës së Zhelinës, dhe e kishte sulmuar fizikisht I.I., babanë e O.I., pas së cilës kishte ikur. Rreth orës 14:00, sipas raportit, F.B. kishte shkuar në objektin hotelierik ku ndodhej O.I., pas së cilës kishte ndodhur një përleshje dhe O.I. i kishte shkaktuar një plagë F.B., njofton SPB Tetovë.

SPB Tetovë, në koordinim me Prokurorin Publik të Prokurorisë Publike Tetovë, po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.