“Çmendet” 30-vjeçari nga Tetova, e rreh nënën dhe dy motrat e tij, gjithashtu gjatë sulmit përdorë thikë


MPB ka njoftuar se me datë 30.08.2024 në ora 02.40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria K.V. (30) nga Tetova, pasi është sjellur në mënyrë agresive dhe me sende të ndryshme dhe me një mjet të mprehtë ka sulmuar fizikisht nënën dhe dy motrat e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.