As regjisori me skenarin më fantastik nuk do ta kishte imagjinuar dhe krijuar ngjarjen që ka ndodhur së fundmi në lagjen Komuna e Parisit në Shqipëri.
Pasi i kishte dhënë hua 50 mijë euro dhe për këtë firmosën te noteri, mjeku Eqerem Hasani i cili më parë ka mbajtur edhe postin e shefit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është vjedhur nga borxhliu.
E gjithë kjo ndodhi pasi mjeku harroi çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38-vjeçarit.
Autori ka përfituar nga kjo pakujdesi e mjekut dhe i është futur në banesë duke i vjedhur shumën prej 15 mijë eurosh.
Pasi nuk ka gjetur paratë, ka qenë vetë mjeku i cili ka denoncuar hajdutin “me fat”.
Më pas autori është identifikuar përmes kamerave dhe është arrestuar, raporton TCH.