Aktori i njohur, Osman Azemi ka dhënë sqarime rreth keqkuptimeve lidhur me deklaratën e tij.
Azemi ka thënë se ndjehet i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë, shkruan lajmi.net.
E po ashtu ka shprehur indinjatë lidhur me faktin që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.
Por edhe nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë, artisti shprehë indinjatë.
Teksa thotë se të gjitha këto kanë mundur ta nxisin indinjatën e tij që të shprehet keq, përderisa ka përmendur edhe 6 të mirat e shtetit amë.
Postimi i plotë:
1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.
2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.
3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.
Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:
1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.
2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.
3. Me Valbonë s’ka.
4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka
5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.
5. a. Edhe i Pejës asht i mirë.
6. Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.
Shnet e dashni për të gjithë!