Dhunë familjare në Shkup: 22-vjeçari e sulmon fizikisht nënën dhe njerkun e tij, më pas i ka thyer mobiliet në shtëpi


Më 28.08.2024, në ora 21:40 në Shkup, në zonën e Karposhit, oficerët e policisë nga Stacioni Policor Karposh e kanë privuar nga liria M.S. (22) nga Shkupi, pas një denoncimi se ai kishte thyer mobiliet në shtëpi, kishte kërcënuar dhe kishte tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij 50-vjeçare, dhe më pas kishte sulmuar fizikisht partnerin e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim i duhur.