Shkup, babë e birë nga familja Fazliu ndërruan jetë në të njejtën ditë


Babë e birë nga familja Fazliu nga Shkupi ndërruan jetë po të njejtën ditë.

Babi në moshë kishte ndërruar jetë në vend të punës, por djali 35 vjec I cili po vuante dënimin me burg në Idrizovë shkaku se nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit I mllefosur kishte thyer dritaren dhe si pasojë kishte prerë dorën dhe nga gjakderdhja rrugës për në spital ka ndrruar jetë. I njejti dje është varrosur.

Familjarët të kapluar nga dhimbja e dyfishtë sot nuk pranuan të flasin para kamerave.

Heshtje edhe të Agjensia për zbatimin e sanksioneve të cilët i pyetëm pse tani më të ndjerit Fazliu nuk iu lejua të merte pjesë në varrimin e prindit të tij.

Dy ditë më herët nga burgu I idrizovës kishin njoftuar opinionin vetëm se një 35 vjecar me inicjalet D.F ka ndrruar jetë si pasojë e lëndimëve që ka mar pas thyerjes së dritares në dhomën e vizitave. Duke mos dhën detaje tjera se si erdhi deri te ky moment.

Sic rrëfyen pas kamerave familjarët e të ndjerrit Dërgut Fazliu në momentin kur ka ndodhyur incidenti në vizitë tek ai kanë qëndruar motrat e tij që kanë shkuar për ta ngushluar për vdekjen e prindit. Madje ata thonë se reagimi I policisë së burgurt pas incidentit ka qenë I vonuar dhe rrugës për spital Dërguti ka ndërruar jetë.

Ndryshe menjëhër pas njoftimit se ka ndrruar jetë prindi I tij tanimë I ndjeri dërgut Fazliu përmes avokatit mbrojtës ka kërkuar leje që të merr pjesë në ceremonin e varrimit por ajo leje nuk ju dha.

Klan Maqedoni kontaktoi numrin zyrtarë të vendosur në web faqen e Agjencionit për Zbatimin e Sanksioneve, nga aty na thanë që pyetjen tua dërgojmë zyrtarisht përmes e-mailit, një gjë të tillë edhe e bëm por megjithatë përgjigje ende nuk kemi marrë.

Mes tjerash ato na thanë se përgjigje do të na dërgojnë në momentin kur të konfirmojnë nëse për personin e lartë përmendur leje ka kërkuar burgu i Idrizovës.

Ndryshe, juristët e kontaktuar nga Klan Maqedoni thonë se institucioni përgjegjës për lirimin e përkohshëm të të dënuarve në raste të jashtëzakonshme është Agjencioni për Zbatim të Sanksioneve në RMV.

Kush e vrau Dërgutin djalin e vetëm të familjes Fazliu dhe a do të mbajë dikush përgjëgjësi ngelet të shohim. /tvklan.mk