Bullgaria mbështet anëtarësimin në NATO të Bosnjes, Maqedonisë dhe Gjeorgjisë


Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria mbështeste politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe besonte se kishte ardhur koha për vënien në zbatim të Planveprimit për Anëtarësim të Bosnjes, Maqedonisë dhe Gjeorgjisë.

”Kjo është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin”, theksoi Zaharieva.

”Ky debat është i një rëndësie të madhe edhe për Bullgarinë”, shtoi ajo.