Tetovari Xhabir Velija është jurist i diplomuar, dhe garon në zgjedhjet e shtatorit në Biel/Bjenë (CH) për këshilltar qyteti.
Z. Velija ka vite që jeton dhe vepron në Zvicër, më saktësisht në qytetin e Biel/Bjenës. Ka punuar në institucione të ndryshme publike, sektorin privat dhe është sipermarës me disa kompani të tijat në qytetin e Biel/Bjenës. Ka dëshmuar se është i lidhur fort me Komunitetin Shqiptar dhe komunitetiet tjera të Biel/Bjenës dhe synon që në këtë cikël zgjedhor të merr mandatin .
Velija shkruan: “Te nderuar qytetare të Bielit
Dua t’ju drejtohem me përkushtim dhe vendosmëri në këtë moment të rëndësishëm për qytetin tonë. Zarfat e votimit tashmë kanë mbërritur në shtëpitë tuaja, duke shënuar fillimin e një procesi të rëndësishëm për zgjedhjet e Këshillit Komunal, Kryetarit të Komunës dhe Këshillit Ekzekutiv të Bielit.
Me krenari dhe ndjenjë përgjegjësie, tashme kam shpallur kandidaturën time për këto zgjedhje, i bindur se së bashku mund të arrijmë ndryshime të prekshme për të ardhmen e qytetit tonë. Unë vij nga një histori e angazhimit profesional, social dhe politik, dhe sot, me mbështetjen tuaj, jam i përgatitur të sjell përvojën dhe vizionin tim në shërbim të komunitetit tonë.
Si socialdemokrat, besoj fuqimisht në vlerat e drejtësisë sociale, barazisë dhe solidaritetit. Qyteti ynë, Bieli, është jo vetëm një vendbanim, por një shtëpi për secilin prej nesh, ku të gjithë duhet të ndihen të mirëpritur dhe të përfshirë. Unë angazhohem për të promovuar zgjidhje inovative dhe veprime të qëndrueshme, që do të sigurojnë një të ardhme të mire dhe të drejtë për të gjithë banorët e Bielit.
Vizoni im për Bielin është ai i një qyteti gjithëpërfshirës, ku të gjitha zërat dëgjohen, ku secili ka mundësinë të zhvillohet dhe të kontribuojë në mirëqenien e përgjithshme. Me përkushtim, unë do të punoj për të rritur cilësinë e jetës, për të forcuar infrastrukturën publike, dhe për të promovuar një ekonomi të qëndrueshme që krijon mundësi për të gjithë.”