Hetimet e vazhdueshme lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të këtij viti, kanë zbuluar detaje të reja që ndriçojnë më tej karakterin e krimit të rëndë.
Sipas burimeve të policisë, eliminimi i Bejtjas ishte një vrasje e porositur dhe ekzekutorët janë identifikuar si vrasës me pagesë.
Më herët ditën e sotme Policia ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas.
Mësohet se bëhet fjalë për Florian Plakun nga Vlora, i cili dyshohet se është një nga ekzekutorët, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Plaku është pjesë e grupeve në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në datën 15 mars të këtij viti brenda rrethimit të oborrit të banesë së tij, në fshatin Larushkë të Krujës.