Një banor i Shkupit ka filmuar nipin e tij të mitur duke drejtuar një kamion në autostradën Veles – Shkup, dhe më pas ka publikuar videot në rrjetet sociale.
Në Njësinë Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor, në prani të babait të tij, Q.M. (45), është zhvilluar një bisedë zyrtare me të miturin nga fshati Saraj i Shkupit dhe me xhaxhain e tij, B.M. (40) nga Saraji.
Më 10.08.2024, rreth orës 14:00, B.M. ka filmuar nipin e tij të mitur duke drejtuar një kamion “Mercedes” me rimorkio dhe me targa të Shkupit, që i përkiste një firme nga Saraji, në autostradën Veles – Shkup, nga nyja Kadino deri në nyjën Arnaqi, pa patentë shoferi. Videot më pas i ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor, në bashkëpunim me Sektorin për Krim Kibernetik, një inspektor për të mitur nga EVR Gazi Baba dhe pas konsultimeve paraprake me prokurorin publik për të mitur, do të ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Masa do të merren kundër B.M. sipas nenit 317 paragrafi 14, kundër personit juridik sipas nenit 317 paragrafët 12 dhe 13, dhe kundër të miturit sipas nenit 225 paragrafi 9. Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, informoi MPB.