Kishte sjellje agresive ndaj policisë dhe inspektorëve të komunës së Tetovës, arrestohet 43-vjeçari nga Reçica e Madhe


Më 23.08.2024, në ora 10:30, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë në rrugën “Marshal Tito” arrestuan 43-vjeçarin Sh.K. nga fshati Reçicë e Madhe, Tetovë, për shkak se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve të policisë dhe inspektorëve të komunës së Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.