Mickoski: Ata që ishin të varfër dhe u bënë milionerë kanë interes ta destabilizojnë shtetin

Ata që kanë interes të destabilizojnë shtetin janë më të aftët dhe më të fuqishmit kur ka jostabilitet. Demokracia nënkupton institucione të qëndrueshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur ato, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse ende qëndron pas deklaratës së mëparshme se ka persona që punojnë për destabilizimin e shtetit.

“Për destabilizimin, informacionet janë të tilla siç janë. Të gjithë ata që nga të varfër u bënë milionerë dhe sunduan në Maqedoni gjatë shtatë viteve të fundit, të gjithë ata që kanë bërë çrregullime nëpër rrugë, si këtu në kryeqytet ashtu edhe në të gjithë shtetin, kanë interes të destabilizojnë, sepse janë më të aftët dhe më të fuqishmit kur ka jostabilitet. Por, ne si shtet dhe si Qeveri do të luftojmë për një shtet të qëndrueshëm dhe institucione të qëndrueshme, sepse demokracia nënkupton institucione të qëndrueshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur ato,” tha Mickoski pas vizitës në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Kryeministri shtoi se ligji duhet të vlejë kudo dhe për të gjithë. Ai theksoi se në këtë drejtim, po punojmë së bashku me partnerët tanë dhe jam mirënjohës për këtë.