Një shofer me veturë bie në lumin Vardar në Shkup

Në SPB Shkup mëngjesin e sotëm në ora 07:23 është raportuar se një automjet i udhëtarëve “Kia” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga V.K. (32), ka thyer gardhin mbrojtës të urës “Nëna Terezë” dhe ka rënë në lumin Vardar.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, V.K. është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” për të marrë ndihmë mjekësore.