Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë një 18-vjeçar


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se i riu Arlis Tropini teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka përfunduar në kanal.

Edhe pse 18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ai fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, thuhet në njoftimin e Policisë.