Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të krijohej praktikë e keqe e braktisjes së institucioneve, në rast se BDI-ja vendos të tërheq kryetarët e komunave nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Mickoski thotë se gjithsesi, ky është vendim i BDI-së.
Nuk mendoj se është hap i pjekur. Nuk mendoj se është hap i pjekur. Por kush humb, ka të drejtë të hidhërohet, kështu thonë. Mendoj se duhet të qëndrojnë aty ku e kanë vendin. Nëse ashtu të gjithë që kanë humbur hidhërohen dhe lëshojnë institucionet, do të krijohet praktikë e keqe, por është vendim i tyre, nëse mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë diçka, le të bëjnë si të duan. Është vendimi i tyre”, deklaroi Mickoski./tv21.tv