Sot (20.08.2024) në SPB Shkup është raportuar një vepër penale e vrasjes në hapësirën e parkingut para qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Policia menjëherë ka ndërmarrë masa operacionale dhe taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës urbane, kontrolluar disa banesa dhe automjete, ku janë përfshirë forcat speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. Konkretisht, në zonën e komunës së Çairit është vërejtur një automjet që u përpoq të ikte, gjatë së cilës personat në automjet kanë rezistuar duke përdorur armë zjarri. Oficerët e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është arrestuar. Gjatë masave të mëtejshme është arrestuar edhe një person tjetër, ndërsa policia e njeh identitetin e personit të tretë të dyshuar, i cili është në arrati, dhe po ndërmerren masa për ta gjetur atë.
Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se në periudhën e ardhshme do të ketë prani të shtuar policore në disa pjesë të qytetit të Shkupit me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.