Gruaja nga Shkupi mashtrohet me 23 mijë euro: Dëshironte të blejë 3 banesa në Strugë nga një person të cilin e njihte përmes telefonit


Një mashtrim prej 23,000 eurosh është raportuar në polici nga një grua, e cila është mashtruar duke besuar se një burrë 41-vjeçar nga Prilepi do ta ndihmonte të blinte tre apartamente në Strugë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“SPB Strumica ka ngritur kallëzim penal kundër B.K. (41) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “mashtrim”. I denoncuari, duke u paraqitur rrejshëm në emër të një personi nga Strumica, përmes aplikacioneve mobile e ka mashtruar një grua nga Shkupi duke e bërë të besojë se do ta ndihmonte në blerjen e tre apartamenteve në Strugë, për të cilat ajo në disa raste ka bërë pagesa në shumën prej 23,000 eurosh, por nuk ka marrë as apartamentet, as nuk i janë kthyer paratë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.