Tiranë,një amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar dhe më pas vret veten


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë.

Raportohet se një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas ka vrarë veten.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motiveve dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.