Të shtënat me armë zjarr në Tiranë, qytetari u plagos nga një efektiv Policie


Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të hëne në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku një qytetar i identifikuar si Lorenc Kosta, 45-vjeç mbeti i plagosur.

Sakaq, mësohet se Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të kësaj ngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi Erjon Goxhara, efektiv policie.

Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit të cilët bëjnë me dije se rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotulimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, efektivi i Policisë, Erjon Goxhara, plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin.