Arrestohet 20-vjeçari nga Grupçini i Tetovës, ka sulmuar me grushta një person në një restorant në Grupçin


MPB ka njoftuar se me datë 18.08.2024 në ora 23:40 në fshatin Grupçin Tetovë nga ana e punonjësve policorë të SPB-së Tetovë është arrestuar E.E.(20) nga fshati Grupçin pasi më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në një restorant në fshat duke e sulmuar N.E (27) nga i njëjti fshat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.