Ndërmarrja publike komunale për ujësjellës dhe kanalizim “Sharr” nga Tetova këtë javë filloi të instalojë matësat e ujit në autolarjet me qëllim të parandalimit të abuzimeve nga mënyra aktuale e pagesës paushale. Matësat e ujit po instalohen edhe në shtëpi private, në mënyrë që qytetarët të paguajnë vetëm për sasinë e ujit të konsumuar.
“Në bashkëpunim me pronarët, të cilët ishin të gatshëm për bashkëpunim, arritëm ta përfundojmë punën shpejt dhe me të gjitha hapat e nevojshme. Shpresojmë që në të ardhmen të bashkëpunojmë me të gjithë pronarët e bizneseve për autolarjet, të cilët për shkak të natyrës së punës përdorin një sasi të madhe uji. Kjo aksion do të përfundojë së shpejti, për të vazhduar me instalimin e matësve të ujit edhe në vendet e tjera,” informuan nga NPK “Sharr” nga Tetova për MIA.
Në këtë periudhë, dy sistemet e furnizimit me ujë sigurojnë 390 litra ujë në sekondë, ndërsa për Tetovën, sipas numrit të banorëve, mjaftojnë 350 litra.
“Aktualisht, nga sistemi i ri i furnizimit me ujë Leshnica ka 140 litra në sekondë, ndërsa nga burimet e Sharrit ose sistemi i vjetër ka një sasi uji prej 250 litrash në sekondë. Sasia totale e ujit që furnizohet për qytetin është 390 litra,” informojnë nga Komuna e Tetovës.
Nga NPK “Shar” dhe Komuna e Tetovës bëjnë apel që në këto ditë të nxehta vere uji i pijshëm të përdoret në mënyrë racionale, me qëllim që të mos konsumohen sasi të mëdha dhe kështu furnizimi me ujë të mundësohet edhe për ndërtesat dhe shtëpitë që nuk kanë hidroforë.