Pesë persona janë goditur nga rrufeja në Prevallë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rasti, duke thënë se një grua është në gjendje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra ndër viktimat, femër është në gjendje të rënde.” – ka thënë ai.