Përleshje e armatosur në Halkidiki, plagosen 3 bullgarë

Mbrëmë në destinacionin turistik të njohur në Greqi, Halkidiki, ndodhi një përleshje e rëndë ku tre burra u plagosën rëndë. Incidenti ndodhi në një lokal të njohur që në atë moment ishte plot me njerëz, si dhe në shëtitoren ku kishte shumë familje me fëmijë.

Sipas informacioneve, tre shtetas bullgarë u plagosën nga armë zjarri rreth mesnatës, dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike. Përleshja filloi me një debat verbal, i cili u përshkallëzua në një përplasje fizike ku u përdorën thika dhe armë zjarri.

Sipas mediave në incidentin në Halkidiki mund të jetë e përfshirë mafia bullgare. Sipas raportimeve nga portali thestival.gr, një nga të plagosurit është qëlluar në kraharor, tjetri është sulmuar me thikë, ndërsa i treti ka marrë lëndime nga rrahjet.

Të plagosurit u transportuan fillimisht me autoambulancë nga Hanioti në Qendrën Shëndetësore në Kassandria, por për shkak të seriozitetit të plagëve, u vendos që ata të dërgoheshin në spitalin në Poligiros. Personi më rëndë i plagosur është qëlluar në kraharor.