Me datë 17.08.2024, në ora 01:10 në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin K.K. (43) nga ky fshat, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 37 vjeçare se ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.