Trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit të vogël rus të Sudzha dhe do të ngrenë një zyrë komanduese ushtarake atje, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
”Zyra do të mbikëqyrë ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe do të kujdeset për nevojat themelore të popullsisë vendase ruse”, tha Zelensky pas një takimi me Komandantin e Përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi.
Zelensky, në një video-mesazh të postuar në mediat sociale, tha se ”më shumë se 80 vendbanime të tjera ishin kapur dhe se inkursioni ndërkufitar 10-ditor i Ukrainës vazhdoi të përparonte më thellë në Rusi”.