E punësuara në N.P. “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Shkup, ndërron jetë në vendin e punës

Më 14.08.2024, në orën 14:05, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në objektin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, në zonën e Qendrës, punonjësja V. Z. (59 vjeç) nga Shkupi është sëmurë dhe ka ndërruar jetë në vend. Një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen.

Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.