Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, deklaroi se është skandaloze arratisja e terroristit dhe kriminelit të luftës Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.
“Arratisja e terroristit dhe kriminelit të luftës Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut është skandaloze. Bëhet fjalë për një anëtar të UÇK-së, i cili ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë, dhe të cilin Serbia e kërkon për t’i gjykuar. Kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush i arrestuar sipas fletëarrestit tonë ndërkombëtar të arratiset nga arresti shtëpiak. Apo drejtësia ndërkombëtare nuk vlen për terroristët dhe kriminelët shqiptarë të luftës; kur vrasin serbë, gjithçka është e lejuar dhe e falur,” tha Daçiç.