Ahmeti: Nuk e di ku shkelën këta të VLEN-it që e bënë këtë gabim, të shkelin mbi vullnetin dhe legjitimitetin e popullit të tyre


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ku kanë shkelur të VLEN-it që bënë gabim trashanik dhe shkelën edhe mbi vullnetin dhe legjitimitetin e popullit të tyre dhe shtoi se, le të reflektojnë sa nuk është vonë. Ahmeti tha se nuk do të ndalen në mbrojtjen e legjitimitetit deri në sanksionim ligjor.

Nuk e di se çfarë i gjeti, ku shkelëm këta të VLEN-it që bën këtë gabim trashanik. Të shkelin mbi vullnetin e legjitimitetin e popullit të vet. Historia nuk harron. Siç thoshte Dritëro Agolli “Historia kockë e vështirë, nuk krenohet me banditë zemërmirë”. Prandaj le të reflektojnë sa nuk është bërë vonë. Ne, Fronti nuk do të ndalemi në mbrojtje të legjitimitetit deri më trajtim e sanksionim të fortë ligjërisht duke patur diskutim e konsulta me profesionistë dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar që kanë të bëjnë edhe vet hartimin e Marrëveshjes së Ohrit” tha Ali Ahmeti./tv21