VIDEO/ Balena gëlltit dy vajza në Kaliforni dhe më pas i nxjerr jashtë


ulie McSorley dhe Liz Cottrell po vëzhgonin balenat në brigjet e Avila Beach në Kaliforni, kur u trembën nga një balenë me gungë, duke i bërë të binin nga kajakët e tyre.

Videoja tregon se balena gëlltit dy kajakët dhe dy vajzat dhe më pas ajo i nxjerr jashtë disa sekonda më vonë.

McSorelli tregoi përvojën e saj në një intervistë:

“Pashë një tufë të madhe peshqish dhe një top të madh karremash që dilte nga uji. Më pas pashë balenën që po afrohej dhe papritmas isha në ujë.”

Cottrell tha se balena ishte shumë afër saj dhe ajo mendoi se do ta largonte nëse do të afrohej më shumë. “Mendova se do të binte mbi mua,” tha ajo.

“Dhe papritmas, isha nën ujë.” Pas aksidentit, dy vajzat kanë mundur të dalin nga uji me ndihmën e motorëve të ujit dhe varkave të tjera dhe asnjëra prej tyre nuk ka mbetur e lënduar.

McSorelli shpjegoi se disa njerëz menduan se balena mbante një kajak në gojë.

Udhëzimet federale rekomandojnë të qëndrohet të paktën 100 metra larg këtyre kafshëve të mbrojtura, për të minimizuar çdo ndërveprim të mundshëm.

Whale & Dolphin Conservation konfirmoi se goditjet e anijeve mund të dëmtojnë balenat dhe të paraqesin rrezik për njerëzit dhe anijet gjithashtu.