Policia ka bërë një kontroll në shtëpinë e një gruaje pas një denoncimi ku ajo kishte deklaruar se ishte viktimë e dhunës familjare, dhe në një kosh pranë shtëpisë ka gjetur trupin e një foshnjeje tre muajshe. Oficerët më pas e kanë arrestuar babanë e djalit.
Gruaja kishte denoncuar në stacionin policor të Lafayette se bashkëshorti i saj, 28-vjeçari Eliasard Moneus, e kishte sulmuar me një mjet dhe ishte larguar me djalin e tyre, Jacob Moneus. Policia në fillim kishte kontrolluar shtëpinë familjare, por nuk kishte gjetur as fëmijën dhe as babain në arrati, shkruan “Mirror”.
Në të dielën, ata e arrestuan Eliasard Moneus në Indianapolis dhe e morën në pyetje. Kur u pyet se ku ishte djali i tij, Moneus në fillim pretendoi se nuk dinte, dhe më pas në polici tha se ishte i sigurt.
Policët më pas i bënë një kontroll të dytë shtëpisë dhe e gjetën trupin e fëmijës në një kosh të mbyllur. Eksperti i gjyqësorit të rrethit ka inspektuar trupin dhe ka thënë se bëhej fjalë për vrasje dhe se shkaku i vdekjes ishte mbytja.